Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur një dakordim për bashkëpunim me ish-presidenten Vjosa Osmani në zgjedhjet e 7 qershorit.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ky bashkëpunim është parimor dhe ideologjikisht i përafërt me partinë, duke theksuar se secila palë do të ruajë subjektivitetin e vet, ndërsa gara do të zhvillohet brenda listës së LDK-së.
Ai tha se një pjesë e kandidatëve mund të vijnë edhe nga ekipi i Osmanit, ndërsa listat zgjedhore pritet të dorëzohen më 12 maj.
Zemaj shtoi se brenda partisë ka mendime të ndryshme për këtë bashkëpunim, por sipas tij qëllimi mbetet ndryshimi i qeverisjes aktuale.




