Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit dhe zhvillimet politike në vend.
Në këtë mbledhje, kryetari Bedri Hamza ka vlerësuar kontributin e deputetit Ferat Shala, i cili ka vendosur të mos garojë në këto zgjedhje, duke theksuar se ai do të vazhdojë angazhimin brenda strukturave të partisë.
PDK ka vendosur që ish-kryetari Memli Krasniqi të udhëheqë shtabin zgjedhor dhe fushatën, ndërsa është theksuar edhe mobilizimi për regjistrimin e votuesve në diasporë dhe hapja e partisë për figura të reja në listën zgjedhore.




