Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si goditje të rëndë ndaj drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.
Sipas OVL-UÇK-së, qëndrimi gati gjashtë vjet në paraburgim pa vendim përfundimtar përbën “dënim pa aktgjykim” dhe dëmton besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare.
Organizata u ka bërë thirrje shteteve që financojnë gjykatën të ndërhyjnë, duke kërkuar që ish-udhëheqësit e UÇK-së të trajtohen me dinjitet dhe të kenë të drejtën për proces të shpejtë e të drejtë.




