Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku, mori pjesë në takimin e partive socialdemokrate të Ballkanit në Vienë, ku u diskutua për bashkëpunimin politik dhe sfidat në Evropë.
Ai prezantoi përvojën e qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe politikat socialdemokrate në Kosovë.
Delegacioni zhvilloi takim edhe me përfaqësues të Partisë Socialdemokrate të Austrisë.




