Marco Rubio ka njoftuar sanksione të reja ndaj kompleksit ushtarako-industrial të Kubës dhe disa kompanive shtetërore, në kuadër të rritjes së presionit ndaj qeverisë kubane.
Sipas masave të reja të administratës së Donald Trump, synohet edhe konglomerati ushtarak GAESA si dhe kompani të lidhura me sektorin e nxjerrjes së nikelit dhe kobaltit.
Uashingtoni thotë se këto masa synojnë të kufizojnë burimet financiare të regjimit kuban, ndërsa Havana zyrtare i konsideron sanksionet si shkaktar të krizës ekonomike në vend.




