Valon Hoti ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rindërtimin e rrugës Malishevë–Kijevë.
Sipas tij, kjo rrugë ka rëndësi të madhe pasi shfrytëzohet nga banorët e 18 fshatrave dhe lidh zonën me rrugën nacionale për Pejë. Punimet pritet të zgjasin 225 ditë dhe përfshijnë trotuare, stacione autobusësh, sinjalizim modern dhe kanalizim të ujërave atmosferike.
Ai shtoi se më pas do të vazhdohet me projektet Malishevë–Arllat dhe Malishevë–Bellanicë, ndërsa aktualisht Qeveria e Kosovës po investon 5.6 milionë euro në infrastrukturën rrugore në këtë komunë.





