Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë në familjen Hodaj në Gjonaj, ku është pritur me mikpritje dhe bujari nga familja.
Gjatë vizitës, Osmani ka thënë se ka përjetuar edhe një herë vlerat që e bëjnë Kosovën të veçantë, duke veçuar mikpritjen dhe dashurinë familjare.
Ajo ka bërë të ditur se familja e ka zgjedhur të jetë kumbare e djalit të posalindur, Jor Hodaj, një moment që sipas saj e ka lidhur edhe më shumë me familjen dhe traditat vendore.




