Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicion parazgjedhor me Partia GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Lidhur me këtë marrëveshje ka reaguar analisti Shenoll Muharremi, i cili ka kritikuar ashpër koalicionin, duke thënë se subjektet e përfshira kanë “peshë të vogël politike” dhe nuk përfaqësojnë ndikim real elektoral.
Ai ka deklaruar se, sipas tij, koalicioni është më shumë simbolik sesa funksional dhe ka vënë në dyshim efektin e tij në zgjedhje.




