Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me iniciale V.N., nën dyshimin për veprën penale “mashtrim”.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, A.L. dhe R.J., ka mashtruar qytetarët duke u prezantuar si posedues të kriptovalutave dhe duke i bindur viktimat të investojnë në mënyrë të rreme përmes “wallet”-it digjital.
Nga ky rast dyshohet se janë përfituar rreth 12 mijë euro, ndërsa të dyshuarit kanë tentuar të përsërisin skemën edhe në një rast tjetër në Kaçanik. Prokuroria po vazhdon hetimet për rastin.




