Sot zhvillohen dy ndeshje të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku mund të vendoset edhe kampioni i këtij sezoni.
Vëmendja kryesore është në Gjilan, ku Drita përballet me Ballkanin. Një fitore do t’ia siguronte matematikisht titullin “Intelektualëve”, të cilët kryesojnë me 63 pikë, tetë më shumë se Ballkani.
Ndeshja tjetër luhet mes Drenicës dhe Gjilanit, me të dy sfidat që nisin në ora 16:00.




