Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johan Westerlund, ka deklaruar se Kosova dikur ishte përpara Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, por sot ndodhet prapa saj.
Në një intervistë për Klan Kosova, ai tha se kjo e “trishton” dhe se Kosova duhet ta ndjekë Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për unitet politik në vend./EO/
Westerlund tha se një Evropë e bashkuar duhet të përfshijë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, ndërsa paralajmëroi se ngërçi politik mund të pengojë në afatgjatë procesin e integrimit.




