Dardan Molliqaj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike të Kosovës, duke thënë se Fatmir Limaj është refuzuar nga një “klikë” brenda kësaj partie, të udhëhequr sipas tij nga Uran Ismaili.
Molliqaj ka deklaruar se këto zhvillime janë rezultat i interesave të brendshme politike dhe përplasjeve për ndikim brenda PDK-së.
Ai ka shtuar se vendit i duhet një opozitë “e vërtetë” që e kundërshton pushtetin, duke bërë thirrje që në zgjedhje të votohet Partia Socialdemokrate e Kosovës.




