Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për unitetin dhe përgjegjësinë e treguar në procesin e brendshëm partiak.
Ai ka thënë se nominimi i ish-kryetarit të degës, Agim Veliu, është reflektim i vullnetit të anëtarësisë dhe hap drejt bashkimit të partisë.
Abdixhiku theksoi se LDK forcohet kur është e bashkuar dhe se ky mesazh është i rëndësishëm për qytetarët, duke nënvizuar përgjegjësinë ndaj partisë dhe Republikës.




