Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, gjatë vizitës së tij zyrtare në Gjermani.
Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Gjermanisë ndaj Kosovës, nga pritja e refugjatëve gjatë luftës deri te rindërtimi i vendit pas saj.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rolin e mërgatës, si dhe rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe të arsimit profesional mes dy vendeve.




