Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 7 qershor 2026, pritet të zhvillohet më 16 maj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo datë është përcaktuar në kuadër të planit të aktiviteteve zgjedhore.
“Tërheqja e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotim është planifikuar të zhvillohet më 16 maj”, ka deklaruar Elezi.
Sipas tij, në proces mund të përfshihen 27 subjekte politike, përfshirë 22 parti, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.
Ai shtoi se fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë e 7 orë dhe do të nisë më 28 maj, ndërsa përfundon në mëngjesin e 7 qershorit në orën 06:59.




