Po vazhdon periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 6 maj dhe përfundon më 17 maj.
Sipas zëdhënësit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, deri më 12 maj janë pranuar 59,415 aplikime për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 49,493.
Nga aplikimet e aprovuara, mbi 36 mijë qytetarë janë regjistruar për votim përmes postës, ndërsa rreth 11 mijë për votim në përfaqësi diplomatike.
Shtetet me numrin më të madh të të regjistruarve janë Gjermania, Zvicra, Franca dhe Suedia.




