Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimeve se nuk është në top 10-shen e listës së kandidatëve për deputetë.
Ai ka shkruar në Facebook se i vetmi numër i rëndësishëm është ai i partisë, ndërsa numrat e tjerë, sipas tij, i përcaktojnë qytetarët.
Hoti ka publikuar edhe logon e LDK-së, ndërsa sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.




