Katër subjekte politike ende nuk i kanë dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas të dhënave, listat nuk i kanë dorëzuar ende: YENİLİKÇİ TÜRK HAREKET PARTİSİ, KOSOVSKI SAVEZ, Partia Balliste (P.B) dhe Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale.
Ndërkohë, subjektet e tjera tashmë kanë dorëzuar listat, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve ka arritur në 917, prej të cilëve 603 meshkuj dhe 314 femra.




