Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, ku ka diskutuar me përfaqësues të biznesit për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai theksoi rëndësinë e sektorit privat si shtyllë e ekonomisë, si dhe rolin e diasporës në investime dhe forcimin e bizneseve vendore.
Haradinaj prezantoi edhe orientimet e programit zgjedhor të AAK-së, duke u fokusuar në lehtësira fiskale, digjitalizim dhe krijimin e një klime më të favorshme për investime, si dhe theksoi rëndësinë e sigurisë dhe integrimit në NATO për zhvillimin ekonomik.




