Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27-vjetorin e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit, duke e cilësuar atë si intelektual dhe veprimtar të çështjes kombëtare.
Ajo ka theksuar se Hoti ishte ndër zërat më të fuqishëm të mendimit politik shqiptar dhe se u burgos disa herë për veprimtarinë e tij.
Haxhiu ka rikujtuar se më 16 maj 1999, pas daljes nga burgu i Dubravës, ai u zhduk nga aparati shtetëror serb, duke shtuar se e vërteta për të zhdukurit mbetet detyrim.




