Një aksident i rëndë trafiku në Dollc të Klinës i ka marrë jetën 43-vjeçarit Driton Isa Haliti, ndërsa janë lënduar edhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij.
Sipas mjekëve, gjendja më e rëndë është e njërit prej djemve të viktimës, i cili po trajtohet në kujdes intensiv.
Dy familjarë të tjerë janë liruar për trajtim në shtëpi, ndërsa një i lënduar po vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës.




