Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Handikos në Ferizaj, ku është takuar me stafin dhe përfituesit e shërbimeve.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për personat me aftësi të kufizuara, duke e cilësuar atë si përgjegjësi shtetërore dhe njerëzore, jo si gjest simbolik.
Gjatë vizitës u diskutua për përmirësimin e qasjes në shërbime rehabilituese dhe sociale, si dhe për mbështetjen e objektit të ri të Handikos Ferizaj.




