Kompania IPKO ka dhuruar 20 mijë euro për Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe pajisjeve.
Sipas Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, donacioni ndikon në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimeve emergjente në kryeqytet.
Përfaqësuesit e zjarrfikësve thanë se fondet janë përdorur për rinovimin e hapësirave të qëndrimit dhe pajisjen me mobilje e kompjuterë të rinj, duke përmirësuar kushtet e punës për personelin që shërben 24 orë në ditë./EO/




