Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë, ku katër persona kanë humbur jetën pas përplasjes mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare, vetura është përfshirë nga flakët pas përplasjes dhe të gjithë pasagjerët kanë vdekur në vendngjarje.
Edhe kamioni ka dalë jashtë rrugës, ndërsa gjendja e shoferit të tij ende nuk është bërë e ditur.
Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.




