Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e “Listës Serbe” kundër vendimit të PZAP-së lidhur me certifikimin e kandidatëve të subjektit “Za Slobodu Pravdu i Opstanak” për zgjedhjet e 7 qershorit 2026.
Supremja vlerësoi se ankuesi nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për pretendimet e paraqitura dhe konfirmoi se vendimi i PZAP-së është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.




