Tetë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë dekoruar me Medalje për Shpëtim Jete nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë vlerësimi për guximin dhe profesionalizmin e tyre gjatë shpëtimit të jetëve njerëzore.
Sipas autoriteteve, veprimet e tyre kanë reflektuar humanizëm dhe përkushtim të lartë ndaj qytetarëve, duke dëshmuar gatishmëri për ndërhyrje në situata kritike.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vlerësoi lart angazhimin e tyre, duke theksuar se veprimet e tyre janë shembull profesionalizmi dhe frymëzim për gjithë pjesëtarët e policisë.




