Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16.04–24.05.2026 janë konfirmuar 19 raste me fruth në vend.
Sipas të dhënave, rastet janë raportuar në Ferizaj, Prishtinë, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime. Prej tyre, 14 janë meshkuj dhe 5 femra.
IKSHPK thekson se të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuara me vaksinën MMR./EO/




