Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se ikja e qytetarëve nga Kosova është një nga problemet më të mëdha të vendit dhe familjeve.
Ai ka vlerësuar se kjo gjendje lidhet me përkeqësimin e mirëqenies dhe humbjen e besimit te institucionet, duke premtuar se do të ndërmerren politika për zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe paga më të mira për ta ndalur këtë trend.




