Miliona myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në malin Arafat në Arabinë Saudite, në kuadër të pelegrinazhit vjetor të Haxhit, që konsiderohet momenti kulmor i tij.
Pavarësisht temperaturave të larta, pelegrinët janë bashkuar në lutje intensive, duke kërkuar falje, mëshirë dhe bekime, në një nga momentet më të rëndësishme shpirtërore të Islamit.
Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, është obligim një herë në jetë për besimtarët që kanë mundësi fizike dhe financiare për ta kryer. Për shumë pelegrinë, kjo përvojë përfaqëson një moment të thellë reflektimi dhe afërsie shpirtërore./EO/




