Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni të Forcës së Sigurisë së Kosovës në magjistralen Gjakovë–Klinë.
Sipas Policisë së Kosovës, të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa aksidenti është raportuar rreth orës 14:00.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar./EO/




