Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” ka organizuar ceremoninë e pranimit të çmimit të fituar në kuadër të projektit Super Schools – RYCO.
Menaxhmenti i shkollës e pranoi çmimin nga koordinatorja e projektit, Mirlinda Bibaj, ndërsa institucioni u vlerësua për realizimin e projektit më të mirë në konkurrencë me rreth 100 shkolla nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë garë morën pjesë shkolla nga Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnja dhe Hercegovina.




