Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar në Marinë të Skenderajt dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, të rënë më 30 maj 1999 në Arllat.
Ai theksoi se ata humbën jetën duke mbrojtur civilët shqiptarë gjatë luftës dhe u bënë pjesë e historisë së lirisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shtoi se sakrifica e tyre është themel i shtetit të Kosovës dhe mbetet obligim për ta zhvilluar dhe forcuar atë, duke nderuar përjetë dëshmorët e UÇK-së.




