Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë të ditur në programin qeverisës synimin për themelimin e një kompanie ajrore me kapital publik, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë të aviacionit.
Sipas programit, ky projekt synon forcimin e lidhjeve ajrore të Kosovës me Evropën dhe botën, si dhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit në sektorin e aviacionit civil.
Po ashtu, parashihet investim në trajnimin dhe certifikimin e kuadrove vendore në fusha si pilotimi, kontrolli ajror dhe mirëmbajtja teknike, me qëllim krijimin e kapaciteteve profesionale në vend.
Sipas Kurtit, zhvillimi i aviacionit civil do të ndikojë në ekonomi, turizëm dhe lidhjen më të fortë të Kosovës me diasporën dhe tregjet ndërkombëtare./EO/




