Superylli botëror Dua Lipa raportohet se ka kurorëzuar dashurinë me aktorin Callum Turner në një ceremoni private në Londër, ndërsa ceremonia kryesore e dasmës pritet të mbahet në Sicili.
Sipas mediave ndërkombëtare, në festën madhështore që pritet të zgjasë disa ditë, do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës dhe artit, përfshirë edhe artistë të famshëm botërorë.
Burime për media rozë bëjnë të ditur se në mesin e performuesve të mundshëm përmendet edhe këngëtari shqiptar Sinan Vllasaliu, i cili pritet të sjellë atmosferë me motive shqiptare në këtë event luksoz.




