Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, ku është diskutuar për procesin e integrimit evropian dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian. Kurti e ka falënderuar BE-në për mbështetjen në zhvillimin e Kosovës, duke e cilësuar si partnerin kryesor të vendit.
Ai ka theksuar progresin e Kosovës në reforma, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, si dhe përkushtimin për zbatimin e Planit të Rritjes dhe marrjen e statusit kandidat për BE. Po ashtu, është diskutuar edhe për çështje të sigurisë dhe bashkëpunimin rajonal.




