Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka deklaruar se Kosova po modernizon infrastrukturën financiare për t’u përafruar me hapësirën evropiane, duke theksuar rëndësinë e teknologjive digjitale si kripto-asetet dhe pagesat elektronike, por edhe rreziqet që ato sjellin.
Në konferencën rajonale për kripto-asetet në Prishtinë, zyrtarë vendorë dhe të FMN-së theksuan nevojën për rregullim, transparencë dhe institucione të forta në përballjen me transformimet financiare globale.




