Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Pagesat Direkte 2026, duke hapur rrugën për mbështetjen e fermerëve përmes subvencioneve.
Sipas tij, paketa e re parasheh rritje të mbështetjes për perimet, pemët, grurin, mjedrat, patatet, fasulet dhe sektorin e blegtorisë, si dhe përfitime shtesë për fermerët e rinj.
Muja tha se qëllimi është rritja e prodhimit vendor dhe forcimi i sektorit bujqësor në vend.




