Një mjek ka paralajmëruar për efektet anësore serioze që mund të shkaktojë mbushja e buzëve, duke përfshirë infeksione, hematoma dhe në raste të rralla edhe humbje të shikimit apo goditje në tru.
Sipas doktorit Tijon Esho, procedurat estetike mund të sjellin pasoja të rënda nëse nuk kryhen me kujdes profesional, ndërsa ai thekson se të rinjtë po ndikohen gjithnjë e më shumë nga rrjetet sociale.
Ai apelon për më shumë kujdes dhe shmangie të ndërhyrjeve estetike në moshë të re, duke theksuar natyralitetin si alternativën më të sigurt.




