Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj partnerëve ndërkombëtarë është transaksionale dhe varet nga gatishmëria për bashkëpunim.
Ai tha se mungesa e interesit për projektet e propozuara nga SHBA mund të ndikojë në nivelin e angazhimit amerikan ndaj Kosovës dhe në zhvillimin e partneritetit energjetik.
Hovenier theksoi se bashkëpunimi me SHBA-në në sektorin e energjisë e forcon pozitën e Kosovës si partner strategjik.




