Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka votuar në Pejë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Ai tha se procesi zgjedhor ka nisur sipas planit në të gjithë Kosovën dhe u kërkoi qytetarëve, partive politike dhe të gjithë të përfshirëve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve./EO/




