Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare ka nisur kryesisht pa probleme të theksuara në gjithë vendin.
Sipas monitorimit të organizatës, vetëm një numër i vogël vendvotimesh janë hapur me vonesë, ndërsa janë evidentuar edhe disa mangësi teknike dhe infrastrukturore, përfshirë qasjen për personat me aftësi të kufizuara.
DnV ka angazhuar qindra vëzhgues për të monitoruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë gjithë ditës.




