Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor për sot, 7 qershor.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimet tavan janë:
* Nafta (dizel): 1.54 euro për litër
* Benzina: 1.41 euro për litër
* Gazi: 0.68 euro për litër
Këto çmime vlejnë si kufi maksimal i shitjes në tregun e brendshëm për ditën e sotme.




