Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj protestave kundër projekteve zhvillimore në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, duke i cilësuar kundërshtimet si të pabazuara dhe të nxitura nga interesa të tjera.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se protestat janë të drejtuara nga “tradhëtarë imagjinarë” dhe pretendime të pasakta për dëmtimin e natyrës, duke theksuar se nuk kanë bazë reale.
Ai kritikoi edhe pjesëmarrësit në protesta, përfshirë blogerë dhe aktivistë, duke i akuzuar se po përdorin kauzën mjedisore për vëmendje në rrjete sociale dhe interesa personale.
Rama publikoi gjithashtu disa komente, sipas tij fyese ndaj mbështetësve politikë, duke argumentuar se protesta ka devijuar nga karakteri i saj ambientalist.
Kryeministri theksoi se projektet në Zvërnec dhe Sazan do të vazhdojnë sipas planit dhe nuk do të ndalen pavarësisht kundërshtimeve.




