Ministria e Ekonomisë dhe KRU “Hidrodrini” kanë nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 700 mijë eurosh për realizimin e dy projekteve që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes në Komunën e Pejës.
Projekti përfshin blerjen dhe montimin e ujëmatësve dhe pusetave, si dhe ndërtimin e një rezervuari të ri të ujit me kapacitet 5 mijë metra kub.
Nga ky investim pritet të përfitojnë rreth 30 mijë banorë të Pejës dhe zonave përreth.




