Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale ajo thekson rëndësinë e këtij momenti si një fillim i ri, i mbushur me mundësi për zhvillim, dije dhe sukses.
“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri, ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe me respekt për njëri-tjetrin,” ka shkruar Osmani.




