Pas pranimit të informatave dhe materialeve dëshmuese nga qytetarët, Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme operative për trajtimin e një kundërvajtjeje në trafik.
Kundërvajtësi është identifikuar nga zyrtarët policorë dhe ndaj tij janë shqiptuar dy gjoba për shkeljet në trafik. Përveç masave ndëshkuese, zyrtarët policorë kanë sekuestruar edhe motoçikletën me të cilën është kryer kundërvajtja, e cila nuk rezultonte e regjistruar.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ritheksuar rëndësinë e raportimit të rasteve që cenojnë sigurinë në trafik, duke theksuar se çdo informacion i pranuar trajtohet me prioritet dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.





