Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur në 5.34%, duke e cilësuar këtë si përshpejtim të ritmit të rritjes.
Në një postim në Facebook, Murati tha se kjo rritje lidhet edhe me rritjen e konfidencës së bizneseve për investime dhe zgjerim të aktivitetit ekonomik.




