Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan dhe institucionet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.
Ai ka theksuar se liria e Kosovës është arritur falë ndërhyrjes vendimtare të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilat, sipas tij, e shpëtuan popullin nga tragjedia dhe spastrimi etnik.
Haradinaj ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të forcojë partneritetin me NATO-n dhe SHBA-në, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në vend.




