Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kolonelin britanik Chris Warren, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës dhe një nga oficerët e parë të NATO-s që hyri në vend pas luftës.
Haradinaj e falënderoi Warren për angazhimin dhe mbështetjen e tij historike ndaj Kosovës gjatë periudhave më të vështira, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Ai gjithashtu e inkurajoi kolonelin britanik që të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe në proceset e ardhshme, veçanërisht në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO.
“Faleminderit, Chris, dhe të gjithë ushtarëve britanikë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe sigurisë së saj”, ka deklaruar Haradinaj.




