Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është në radar të klubit italian Venezia.
Skuadra e Serie A ka paraqitur një ofertë prej 6 milionë eurosh për kartonin e tij, por ajo është refuzuar nga Sparta Praga.
Klubi çek thuhet se kërkon rreth 10 milionë euro për transferimin e Rrahmanit, duke lënë ende të hapura negociatat mes palëve.
Rrahmani zhvilloi një sezon të suksesshëm, me 16 gola dhe 4 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.




